Elton John e ka cilësuar yllin e popit, Michael Jackson si “të sëmurë mendërisht” në librin e tij më të ri me kujtime, titulluar “Me”.

Në veprën në fjalë, John ndalet gjerësisht te Jackson-i. Në një nga fragmentet e librit, Elton përshkruan gjendjen mendore të artistit.

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të”, shprehet John.

Libri pritet të publikohet të martën por disa media ndërkombëtare  kanë mundur të sigurojnë një kopje të tij.

Po kështu, Elton rrëfen se si në një festë në shtëpinë e tij, ku ftoi edhe Michael- in, ky i fundit u largua nga të ftuarit dhe nisi të luante me djalin e shërbëtores së Elton- it.

“Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve.”

Ju kujtojmë  se Michael u nda nga jeta në vitin 2009.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel