Ndeshja Francë-Turqi pritej të kishte incidente, për shkak të deklaratës së hapur së Francës kundër sulmeve turke ndaj kurdëve në Siri, por edhe për faktin se shumë politikanë kishin bërë thirrje të anulohej.

Forcat e policisë franceze u organizuan në masë në të gjithë qytetit, por çdo gjë nisi pa asnjë incident.

Pjesa e parë përfundoi barbar, 0-0, edhe pse Franca ishte gjithë kohën në përparësi.

Një pasim u dha nga e djathta në të majtë për Griezmanin, Zhiru e kapi topin me kokë dhe shënoi golin e parë për blutë në minutën e 76-të.

Turqit e rikthyen shumë shpejt rezultatin aty ku ishte, duke barazuar në minutën e 82-të me Ayhan.

 

Top Channel