Një çift të moshuar janë vjedhur në banesën e tyre nga dy persona ende të pa identifikuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të Korçës rreth orës 21.45.

Dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Sipas burimeve për Top Channel, mësohet se hajdutët kanë marrë 500 mijë lekë të vjetra dhe në banesë kanë hyrë nga muret rrethuese.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel