E bija vë me shpatulla pas murit ministren Manastirliu: Uroj të të thyhet…

14/10/2019 18:40

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u bëri apel të gjitha grave të kontrollohen për të parandaluar kancerin e gjirit, por nuk ngurroi të fliste edhe për jetën e saj private.

Nënë e dy vajzave, Manastirliu pranoi se vet pozicioni dhe përkushtimi ndaj punës bëjnë që të mos e shkëpusë celularin nga dora edhe gjatë kohës që është në shtëpi, e kjo duket se nuk pritet shumë mirë nga vajzat.

Thënë këtë, ministrja ndau një detaj personal, duke treguar se dëshira e vajzës së vogël drejtuar Babagjyshit të Vitit të Ri, ishte që celulari i saj të mos funksiononte më.

“Po prisja të më thoshte ndonjë kukull, ndonjë libër, këto gjërat që fëmijët zakonisht kërkojnë”, u shpreh Ogerta, por ja që në fakt kërkesa e vajzës paska qenë e paparashikueshme.

Top Channel