AMA, tre zgjedhje të reja/ Kryetarit dhe dy anëtarëve të bordit i mbyllet mandati

14/10/2019 15:25

Kuvendi ka shpallur vakancën për detyrën e kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive si dhe të dy anëtarëve të tjerë të bordit AMA-s.

Gentian Salës i përfundon mandati në fillim të nëntorit pasi ishte zgjedhur në 6 nëntor të 2014.

Ndërkohë Komisioni Parlamentar i Medias bën thirrje për shprehje interesi për kandidaturat që dëshirojnë të drejtojnë Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Ndërkohë dy anëtarëve të tjerë të bordit të AMA-s, Pirro Misha dhe Gledis Gjepali i ka përfunduar tashmë mandati me 9 tetor të këtij viti.

Ashtu si për kryetarin ftohen kandidaturat të shprehin interes. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka një bord prej 7 anëtarësh, njeri prej të cilëve është dhe kryetari.

AMA është autoriteti rregullator në fushën e transmetimeve audiovizive në Shqipëri.

Top Channel