Polakët po votojnë të dielën në zgjedhje polarizuese që populistët në pushtet synojnë t’i fitojnë.

Opozita ka marrë një mbështetje të çastit të fundit nga shkrimtarja Olga Tokarzcuk, një kritike e deklaruar e qeverisë që fitoi çmimin Nobel për letërsinë, pasi ajo i kërkoi polakëve të zgjedhin me mençuri mes demokracisë dhe autoritarizmit, duke e quajtur votimin, më të rëndësishmin që kur Polonia rrëzoi komunizmin në 1989.

Në pushtet që nga 2015 dhe e drejtuar nga ish kryeministri Jaroslav Kazinski, Ligj dhe drejtësi, e krahut të djathtë, është përpjekur të mobilizojë zgjedhësit e varfër ruralë duke shpalosur flamurin e vlerave familjare dhe duke ofruar një pagesë të re për fëmijët e lindur, reduktime taksash për familjet me të ardhura të vogla dhe rritje pensionesh dhe të pagës minimale.

Gjerësisht i konsideruar si njeriu që lëviz fijet e pushtetit në Poloni, Kazinski po ashtu ka shfrytëzuar edhe ndasitë e thella sociale duke sulmuar minoritetet seksuale dhe duke refuzuar vlerat liberale të perëndimit, gjithçka me bekimin e heshtur të kishës katolike polake, me jo pak ndikim në vend.

Kazinski është mes disa liderëve populistë në BE që favorizojnë sovranitet më të madh kombëtar mbi federalizmin e promovuar nga dy shtetet prijëse të BE, Gjermania dhe Franca. Ndërsa opozita polake, e mbështetur nga presidenti në larg i këshillit të BE, Donald Tusk, tërheq kryesisht zgjedhësit urbanë të zemëruar me politikat ndarëse të ligj dhe drejtësi, reformat në drejtësi që kërcënojnë sundimin e ligjit, skandalet korruptive dhe monopolizimi i medias publike.

 

 

Top Channel