Aktorja e dashur e humorit Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati. 

“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë” vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit. 

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra” pohon Rita duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” përfundoi Lati.  

FOTO GALERI
2/4

Top Channel