Alergjia prej zarfeve/ Mes 9 të shtruarave në klinikë edhe 2 gra shtatzëna; si është gjendja e tyre

13/10/2019 14:37

Mbi situatën e pazakontë në Kosovë, ku përgjatë procesit të verifikimit të votave të ardhura nga Serbia, 26 zyrtarë pësuan alergji në fytyrë dhe duar ka reaguar shërbimi spitalor dhe klinik universitar i Kosovës.

Në një komunikatë për mediat bëhet me dijeni se në klinikën infektive janë paraqitur 9 paciente të gjinisë femërore, mes tyre dy gra shtatzëna me kruarje të duarve me instensitet të ulët.

Dy prej tyre kanë patur edhe të vjella, ndërkohë që të gjitha kishin frikë dhe parehati.

Po kështu bëhet me dijeni se gjendja e përgjithshme është stabile (e qëndrueshme).

“Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Top Channel