Fill pasi pësuan alergji nga votat e ardhura nga Serbia, ku thuhet se zarfet kundërmonin erë, punëtorët e Qendrës së Numërimit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Po kështu kanë mbërritur edhe forcat policore, që sipas mediave në Kosovë nuk lejojnë askënd që t’i afrohet Infektivit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për KTV-në se Policia posedon informata të tilla për helmim, por për detaje në këtë fazë ka rekomanduar që pyetjet të adresohen në KQZ dhe tek autoriteteve shëndetësore.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia është ndërprerë rreth orës 11:00.

Raportohet të kenë pësuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë punuar në numërimin e zarfeve.

Top Channel