Poulsen ndëshkon Zvicrën, Xhaka e Shaqiri rrezikojnë kualifikimin

12/10/2019 22:31

Zvicra vë në diskutim kualifikim në Euro 2020, pasi u mposht 1- nga Danimarka (rival direkt), në sfidën e zhvilluar në “Telia Parken” të Kopenhagenit. Golin e vetëm të kësaj përballjeje direkte e realizoi Poulsen në minutën e 84-t, pasi u shërbye mënyrë perfekte nga Christian Eriksen.

Në fakt, Zvicra ishte më pranë fitores, pasi Admir Mehmedi humbi një rast të pastër në fillim të pjesës së dytë dhe Rodriguez goditi traversën, por danezët u treguan cinikë dhe realizuar në momentin më të mirë të “helvetëve”. Duhet theksuar edhe pritja e Schmeichel në kohën shtesë, që i mohoi të paktën një pikë ekipit të Zvicrës. Në këtë takim luajtën vetëm dy shqiptare, Mehmedi dhe Granit Xhaka, ndërsa Shaqiri nuk ka qenë i grumbulluar për arsye dëmtimi.

Më herët, por në Grupin D, Irlanda barazoi 0-0 në transfertë me Gjerogjinë. Irlanda dhe Danimarka kryesojmë me nga 12 pikë, ndërsa Zvicra ndjek me 4 pikë më pak.

Në Grupin F, Rumania bëri detyrën në transfertë përballë Ishujve Faroe, duke fituar 0-3, ndërsa në Grupin J Bosnjë Hercegovina iu imponua 4-1 Finlandës.

Top Channel