Shqiptarë që deklarohen malazezë apo kroatë, ndërsa të tjerët, ata që ruajnë fort identitetin dhe rrënjët, janë të detyruar masivisht të largohen nga vendi i të parëve. Duket si një histori e largët, por që sot në fakt mund ta prekësh dhimbshëm vetëm pak km nga Shqipëria në zonën e Krajës mbetur në Mal të Zi që prej vitit 1878.

Por si janë asimiluar shqiptarët në mjaft fshatra? Padushim kemi të bëjmë me pjesën më tragjike sepse identitetin e tyre mund ta kuptosh lehtësisht nga mbiemrat, por edhe elementë të tjerë të cilët ata i mohojnë. Përmes investigimit tonë do të tregojmë pikërisht këtë , dhunën e fortë që është bërë për të shuar plotësisht shqiptarët e këtushem autoktonë.

Po babën e keni pas shqiptar?

Persida Perkoliç : Prej Liarje, shqiptar, por ka pas folur serbisht.

Një zonë historikisht shqiptare, të cilës po i shuhen të gjitha gjurmet e saj. Asimilim, deformim i historisë, braktisje… Gjurmë shqiptare e gazetarit Marin Mema sjell sot në mbrëmje në 20:10 një investigim rrënqethës…

Top Channel