Kritikat e shqiptarëve dhe boshnjakëve kundër fituesit të çmimit Nobel në letërsi, Peter Handke, po gjejnë pasqyrim në mediat ndërkombëtare.

Shkrimi i Agence France-Presse (AFP) ku pasqyrohen të gjitha deklaratat e liderëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës është publikuar edhe nga France24, nga media e njohur e Australisë ‘SBS News’ apo edhe në mediat e Indisë si ‘Hindustan Times’. The Washington Post, The Hill, BBC apo Irish Times janë mediat të tjera ndërkombëtare që raportojnë deklaratat e shqiptarëve dhe boshnjakëve që e konsiderojnë të turpshëm vendimin e Akademisë Suedeze për të vlerësuar Peter Handke.

Kritikët e quajnë shkrimtarin austriak mohues të genocidit në Bosnje dhe vënë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, si dhe deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Handke ka marrë pjesë edhe në funeralin e Millosheviçit.

Handke në disa inçizime të vitit 2014, dëgjohet qartë teksa ofendon të mbijetuarit nga Bosnja dhe Kosova.

“Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni”, dëgjohet të thotë ai.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel