Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mundi 1-0 Gjibraltarin në një miqësore ku vuajti më shumë se parashikimi ndaj një rivali modest.

Në një përballje që i shërbeu trajnerit Shaland për të testuar ekipin para eliminatores së Europianit 2020 ndaj Malit të Zi, vendasit prevaluan në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me një gol me fat, edhe pse mund të kishin shënuar më shumë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër dominimit total të “Dardanëve” ndërsa formacioni me mungesën e disa titullarëve, nuk gjeti dot ritmin optimal. Në fraksionin e dytë një goditje e Florent Hasanit u devijua duke befasuar portierin e Gjibraltarit duke bërë të shpërthente festa në impiantin në Prishtinë. Deri në fërshëllimën finale, ky ishte goli i vetëm.

Kosova luan ndaj Malit të Zi në 14 Tetor në shtëpi në sfidën e vlefshme për eliminatoret Euro 2020 në grupin A. Ekipi i Shaland është i treti me 8 pikë në 5 ndeshje.

Top Channel