Takimi i parë Kurti- Osmani/ LDK nuk e njeh kreun e VV si kryeministër

10/10/2019 20:08

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po e pranon kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si kryeministër të ardhshëm.

Me gjithë nisjen e negociatave për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, LDK pret që rezultatet e votave të diasporës dhe atyre me kusht mund ta bëjnë diferencën.

Ky ishte takimi i parë i tyre që pas mbarimit të zgjedhjeve, e të pranishëm ishin ish- kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi.

Nga aty u vendos që numri i 21 ministrive të reduktohet, e 30 për qind e pozitës së ministrave dhe zëvendësministrave t’i përkasin grave.

Përveç votave të panumëruara, KQZ tash ka nisur rinumërimin e votave në 313 vendvotime.

Top Channel