Në vigjiljen e një ndeshjeje zyrtare nën siglën e UEFA-s, përgatitjet e Turqisë për ndeshjen me Shqipërinë nuk janë optimale.

Shumë tifozë shqiptarë kanë patur probleme me transportimin e simboleve kombëtare, banderola flamuj e shumë të tjera që janë përgatitur për dekorin në mbrëmjen e së premtes në Stamboll.

Ndërkohë në stafin teknik turk, kanë preferuar të fokusohen vetëm te loja. Me flamurin kombëtar në të majtën e tij dhe një mori gazetarësh përpara në konferencën e shtypit, trajneri i përfaqësueses turke Shenoll Gynesh provoi të shpjegonte përgatitjet e skuadrës së tij në eliminatoret e Europianit 2020.

Përballë turqve në Stamboll këtë të premte është Shqipëria, një rival që imponon respekt te vendasit, edhe pse heirarkia e grupit D tregon diferencë në kualitet dhe plot 6 pikë lëvizje.

“Po mendojmë se ç’mund të bëjmë për të fituar këtë ndeshje të cilën Shqipëria e sheh si një finale. Dua të jemi një skuadër që vrapon fort dhe të argëtohemi me lojën tonë. 4 pikë mund të jenë mjaftueshëm për ne në dy ndeshje. Sigurisht më e mira do të ishte 6 pikë por do të ishte bilanc pozitiv nëse fitojmë me Shqipërinë, dhe barazojmë në sfidën tjetër”, shprehet Senol Gunes, Trajner i Turqisë.

Ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet mbrëmjen e së o premtes në 20:45 me orën shqiptare në stadiumin Shykry Saraçollu në Stamboll.

Top Channel