Ronaldo pa limite! Portugezi synon të arrijë 700 gola

10/10/2019 15:29

Cristiano Ronaldo po shkruan statistika të frikshme në historinë e futbollit botëror. Kërkon të arrijë në kuotën e 700 golave të shënuar në karrierë dhe në dispozicion ka 3 ndeshje për ta arritur këtë shifër; Portugali-Luksemburg, Ukrainë-Portugali dhe Juventus-Bologna.

Kjo sepse 34 vjeçarit i duhen edhe 2 gola për të arritur këtë shifër.

Për momentin, Ronaldo është ndalur në kuotën e 698 golave të shënuara në karrierë me kombëtaren dhe rang klubesh.
Nga këto, 450 gola i ka shënuar në periudhën kur aktivizohej në kampionatin spanjoll me Realin e Madrid, ndërkohë që me Juventusin ka 32 gola të shënuar.

Viktima e preferuar e Ronaldos rezulton se është Sevilla ndaj së cilës ka shënuar 27 gola, por edhe Atletico Madrid është aty pranë me 25 gola të pësuara nga Luzitani.

Përsa i përket Ligës së Kampioneve, ironia do që të jetë pikërisht Juventusi viktima e preferuar e Ronaldos me 10 gola të pësuar në këtë kompeticion.

Në total, Cristiano Ronaldo ka luajtur 972 ndeshje në karrierë deri tani dhe ka shënuar na 21 kompeticione të ndryshme. Me Realin e Madridi ka luajtur për 9 sezone dhe kjo është arsyeja që ai ka numrin më të lartë të golave në La Liga.

Në Serinë A është në kuotën 24 golave, ndërsa në Ligën e Kampioneve ai ka vendosur një rekord historik me 127 finalizime, e për më tepër është shënuesi më i mirë në historinë e të gjitha kompeticioneve evropiane.

Top Channel