Reforma Zgjedhore, Hajdari: Fokusi ynë është ndryshimi i sistemit, ftesa mbetet e hapur për PD-në

10/10/2019 12:29

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari u shpreh në një deklaratë për mediat se afati i realizimit të reformës varet nga vendimi i Këshillit të Evropës mbi negociatat.

“Fokusi ynë si opozitë është futja në BE dhe ndryshimi i këtij sistemit. Nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, Shqipëria do të kalojë një gjendje të vështirë. Qytetarët duhet të zgjedhin kandidatët dhe jo partitë”, u shpreh Hajdari.

Më tej la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera.

‘’Ftesa mbetet e hapur për PD-në dhe partitë e tjera. Do të donim shumë të sillnin propozimet e tyre, do të donim një dakordësi nga të gjitha palët sepse kjo reformë bëhet për të gjithë shqiptarët.”

Top Channel