Mirabelli tregon prapaskenat: Donim Ancelottin tek Milan

10/10/2019 18:56

Massimiliano Mirabelli ish drejtori sportiv i Milanit në periudhën që klubi kuqezi ishte në pronësi të kinezëve ka zbuluar disa prapaskena shumë interesante merkatoje.

Në një intervistë për Radio Kiss Kiss, Mirabelli ka zbuluar se ai dhe Fassone kanë bërë çdo përpjekje të mundshme për të rikthyer Carlo Ancelottin te Milani.

Ish drejtuesi i Milanit theksoi gjithashtu se kuqezinjtë dëshironin të merrnin edhe Jose Maria Callejon por pa i dhënë në shëkmbim Napolit, spanjollin tjetër Suso të cilit sapo i kishin rinovuar kontratën.

Përsa i përket Gigio Donnarummës, Mirabelli shtoi se kurrë nuk ka marrë telefonata nga klube italiane.

Top Channel