Historike në Iran/ Femrat në stadium për herë të parë u japin zemër, fitojnë 14-0

10/10/2019 20:41

Irani ka luajtur sot kundër Kamboxhias dhe ka fituar me rezultatin 14-0, por gjithsesi krye lajmi nuk është ky, pasi për herë të parë në 40 vite, janë lejuar femrat në stadium.

Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në botëror nëse nuk ndryshon politikën. FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e femrave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta.

Sot kanë qenë prezent rreth 3500 vajza.

 

FOTO GALERI
2/13

Top Channel