Kosova ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes në konferencën për shtyp, është paraqitur përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i cili u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga lojtarët e tij sonte ndaj Gjibraltarit.

“Mund të them se as nuk jam i kënaqur as i pa kënaqur me këtë ndeshje. Është një lojë e pritur nga një lloj kundërshtari. Ata luajtën shumë në mbrojtje dhe kanë shumë kurajo, dhe me këto ekipe ose shënon herët, gjë që patëm raste në 30 minutat e parë, po që nuk arritëm një gjë të tillë. Mirëpo prapë se ka prapë ka qenë një ndeshje e mirë nga ana jonë”, tha Challandes.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon 8 të hënën me fillim nga ora 20:45./KosovaPress/

 

Top Channel