Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, mbeten një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armina e konsideroi marrëdhënien e tyre më tepër se të konsoliduar, duke theksuar se fakti që nuk ka ende një unazë martese nuk i bën më pak burrë e grua.

Megjithatë duket se dhe planet e dasmës nuk janë të largëta, pasi vetë Armina tregoi se ka nisur përgatitjet për të stiluar fustanin e nusërisë, fustan që ajo do ia besojë një prej markave më të njohura me të cilët ka patur bashkëpunime së fundmi.

E sigurt është që mes markave prestigjoze si Eli Saab, Alberta Ferreti, Alexandër McQueen dhe Vivienne Westwood, një prej tyre do realizojë fustanin e Arminës, e cila ka shfrytëzuar udhëtimet e punës për të bërë takime me disa dizenjues.

E pyetur nga Bieta për më shumë detaje rreth fustanit të ëndrrave, blogerja tha se dëshiron të jetë një nuse e veçantë, larg tradicionales që jemi mësuar të shohim zakonisht, ndaj edhe stilimi i fustanit të duhur është një process që kërkon kohë dhe kushtëzon disi datën e ceremonisë martesore.

Top Channel