Shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave dhe qendrave të internetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

09/10/2019 17:14

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit.

Pas kontrollit të bërë në banesën e M.V.-së u sekuestruan 56 doza me lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, në distancë të afërt, shërbimet kapën dhe shtetasin R. Xh, 23 vjeç, ku pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga shtetasi M. V. Ky shtetas u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet përkatëse iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel