Klosi heq lejet mjedisore të tipit C, bizneset që shkaktojnë ndotje akustike nuk do të kenë monitorues

09/10/2019 15:21

Blendi Klosi, kreu i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit ka vendosur të tkurrë numrin e biznese që deri dje pajiseshin me leje mjedisore të Tipit C, dhe monitoriheshin nga lupa e inpektorëve të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit.

Furrat e bukës, depot framaceutike, lavazhet apo dhe mobileritë tashmë nuk do të kenë më nevojë të pajisen me leje mjedisore të Tipit C, edhe pse aktivitete të tilla shkaktojnë ndotje akustike.

“Numri kaq shumë i madh i lejeve të Tipit C është kthyer në një mani edhe për strukturat tona monitoruese, të cilat e kanë shumë të thjeshtë të kontrollojnë një furrë buke se sa ndotësit e vërtetë. Kjo për arsye edhe të mos profesonalizmit të strukturava tona”, tha Klosi.

Sipas ministrt Klosi, heqja e lejeve mjedisore të Tipit C, do të jetë shpëtim për mijëra biznese.

“Ne e kemi shpalosur tashmë nismën tonë, për sa i përket heqjes përfundimtare të lejes së Tipit C , edhe reduktimin jo pak, por 53 grupimesh biznesi të cilat nuk kanë pse të pajisen me leje mjedisore. Është një reformë e thellë, shpëtojnë rreth 6200 biznese nga ky raport i vështirë me shtetin ndërsa ndotësit e mëdhenj siç janë pikat e skrapit tashmë lejen mjedisore do ta marrin online.“

Top Channel një ditë më parë tregoi se si pikat e skrapit ndodhen në qender të Tiranës, ministri Klosi e pranoi që prezanca e metaleve të vjetra është një gangrenë 30 vjeçare, dhe se do kohë të luftohet.

” Por kush është kriteri që i largon, për këtë kemi bërë një VKM  që ka bërë Ministria e Mjedisit vetë, para pak muajsh. Kriteret janë po të jetë zonë e banuar është vetë komuniteti që e përjashton. Vetë kriteri e ndalon këtë”, tha Klosi.

Rudina Muça

Top Channel