Burri piu ilaçin e iu rrit gjoksi, 8 miliardë dollarë gjobë për kompaninë “Johnson & Johnson”

09/10/2019 17:49

Një gjykatë në Pensilvani dënoi kompaninë amerikane Johnson & Johnson, me një gjobë marramendëse: 8 miliardë dollarë dëmshpërblim duhet t’i paguajë ajo një 26-vjeçari, i cili përdori ilaçin e saj antipsikotik Risperdal që fëmijë.

Por kjo bëri që Nicholas Murray-y ti rritej gjoksi; i riu thotë se nuk ka pasur kurrfarë paralajmërimi se një gjë e tillë mund të ndodhte si efekt anësor. Kjo është sanksioni më i rëndë i vendosur deri më tani një shumëkombësheje farmaceutike amerikane, edhe pse deri më sot janë ndërmarrë më shumë se 13,000 veprime ligjore kundër Risperdal.

Në aktpadi, Johnson & Johnson akuzohet se kishte dijeni për rreziqet, por nuk i ka paralajmëruar sic duhet  mjekët dhe pacientët. Kompania dhe filiali i saj Janssen Pharmaceuticals u hodhën në gjyq nga Murray, I cili e përdorte rregullisht Risperdal, që shërben për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimeve bipolare.

Top Channel