Oshee nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se në dy ditët e ardhshme disa zona do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë pasi po bëhen punime në kabina.

Njoftimi:

Pershendetje, Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim i datës 10-11 Tetor

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e kabinave në disa nga zonat e kryeqytetit. Më poshtë po ju informojmë për oraret e kufizimeve të energjisë dhe zonat e prekura

10 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Marko”, “Asim Vokshi”, zona përballë Shkollës “Harri Fultz”

10:00-12:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Manol Konomi”, “Hoxha Tahsim”

12:00 -15:00

Pjesërisht rrugët: “Qemal Stafa”, “Riza Jasa”

11 tetor

09:00 – 15:00

Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga e Durrësit”,  “Andrea Kostallari”

Top Channel