Top Story/ Drama e emigrimit në fshatin e Zagorisë, janë dy shkolla me 5 nxënës

08/10/2019 21:36

Top Story udhëtoi drejt fshatrave të Zagorisë për të parë nga afër pasojat e largimeve masive.

Zagoria ka patur më shumë se 1700 banorë ndërsa sot janë më pak se 500.

“Zagoria ka patur 1700 banor ndërsa sot ka 500 banorë. Më parë ka patur mbi 1000 shtëpi ndërsa sot numërohen 130, kanë ikur njerëzit në emigrim ”, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit.

Ky është fshati Sheper, vendi ku ka lindur Andon Zako Çajupi. Emrin e tij e mban shkolla e fshatit, e cila shumë shpejt do të mbyllet.

“Në Zagori kanë qenë katër shkolla me mbi 40 nxënës secila. Ndërsa tani kanë mbetur dy shkolla me 5-6 nxënës”, tregon Dhimitër Voiti, banor i fshatit.

Në Sheper kanë ngelur më pak se 20 familje, të gjithë janë pleq.

“Në Sheper kanë qenë 62 familje para viteve ‘91. Tani kanë ngelur më pak se 20 shtëpi me pleq. Lindjet janë të pakta”, tregon  Piro Mani, banor i fshatit.

Banorët e Sheperit kanë ndjekur rrugën e Çajupit dhe mërzinë e mbushin me vargje.

“Ç’ti bëjmë shtetit, ç’ti bëjmë fatit? Na griu malli për fëmijë, puthim kalamajtë e fshatit, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit

Top Story/ Drama e emigrimit në fshati i Zagorisë, janë dy shkolla me 5 nxënës

Top Story/ Drama e emigrimit në fshati i Zagorisë, janë dy shkolla me 5 nxënësTop Story udhëtoi drejt fshatrave të Zagorisë për të parë nga afër pasojat e largimeve masive. Zagoria ka patur më shumë se 1700 banorë ndërsa sot janë më pak se 500.“Zagoria ka patur 1700 banor ndërsa sot ka 500 banorë. Më parë ka patur mbi 1000 shtëpi ndërsa sot numërohen 130, kanë ikur njerëzit në emigrim ”, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit.Ky është fshati Sheper, vendi ku ka lindur Andon Zako Çajupi. Emrin e tij e mban shkolla e fshatit, e cila shumë shpejt do të mbyllet.“Në Zagori kanë qënë katër shkolla me mbi 40 nxënës secila. Ndërsa tani kanë mbetur dy shkolla me 5-6 nxënës”, tregon Dhimitër Voiti, banor i fshatit. Në Sheper kanë ngelur më pak se 20 familje, të gjithë janë pleq.“Në Sheper kanë qenë 62 familje para viteve ‘91. Tani kanë ngelur më pak se 20 shtëpi me pleq. Lindjet janë të pakta”, tregon Piro Mani, banor i fshatit.Banorët e Sheperit kanë ndjekur rrugën e Çajupit dhe mërzinë e mbushin me vargje.“Ç’ti bëjmë shtetit, ç’ti bëjmë fatit? Na griu malli për fëmijë, puthim kalamajtë e fshatit, tregon Alqi Jakupi, banor i fshatit

Posted by Top Story në Top Channel on Tuesday, October 8, 2019

Top Channel