Nëpërmjet një njoftimi për media Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i presidencës së Kosovës ka bërë me dije, se Presidenti Thaçi do të zhvillojë nesër një takim në orën 13:00 me Richard Grenell.

Grenell është ambasadori i SHBA-ve në Gjermani si dhe Përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi.

Njoftimi:

Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (9 tetor 2019)

Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

 

Top Channel