Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar një ankesë në PZAP që të ua kthejnë rezultatin me arsyetimin se janë bërë disa parregullsi i gjatë numërimit të votave.

Ata thonë se në shumicën e vendeve në Kosovë u është vendosur rezultati i subjekteve tjera politike.

Kështu ka thënë për lajmi.net për përfaqësuese i PDK-së në KQZ, Betim Gjoshi.

Gjoshi ka thënë se vetëm kanë kërkuar që t’ju kthehet rezultati, ose me rinumërim të votave ose me procedura tjera.

“Realisht ne kemi bërë një aknes që të na kthehet rezultati. KQZ-ja rezultatin e formularëve e ka shtypur në 24 rubrika e që kanë qenë 25 subjekte. Në shumicën e vendeve në Kosovë na kanë vendosur rezultatet e subjekteve tjera politike, ne vetëm kemi kërkuar rikthimin e rezultatit, kemi kërkuar më rinumërim ose me procedura tjera, po besoj me rinumërim që të na kthen rezultatin. Në krejt Kosovën është formulari me gabim”, ka thënë Gjoshi.

Aktualisht Partia Demokratike e Kosovës ka marr 167 mijë e 402 vota, ose 21,25 për qind.

Deri me tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 98,47 për qind të votave. Ndërsa votat me kusht dhe ato të diasporës pritet që të numërohen në ditët në vijim.

Top Channel