Ndryshon lista/ Ja kush është lojtari që do të bashkohet pas dëmtimit të Hysaj

08/10/2019 19:55

Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen që Napoli luajti kundër Torinos në fundjavë dhe si pasojë ai për të paktën 20 ditë e ka të ndaluar që të futet në fushën e blertë.

Kjo ka bërë që ai të humbasë edhe dy ndeshjet  e kombëtares kundër Turqisë dhe Moldavisë, të cilat do të luhen në transfertë në datat 11 dhe 14 tetor.

vendin e kapitenit ‘kuqezi’ do ta zërë Hysen Memolla.

Top Channel