Josep Borrell, katalanasi që është kandidat për postin e Përfaqësuesit për Politikën e Jashtme të BE-së, ka njoftuar se vizitën e parë zyrtare do e zhvillojë në Prishtinë. Gjatë dëgjimit në Komisionin për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, Borell ka theksuar se Bashkimi Evropian do e ketë në një konsideratë më të madhe dialogun Beograd-Prishtinë, pasi ‘status quo’ është e paqëndrueshme.

Borell ka theksua se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet të përfshihet më sinqerisht në dialog.

“Ne jemi të ndryshëm sa i përket njohjes (së Kosovës), por të bashkuar për zgjerimin (e BE-së)”, ka thënë Borell.

Emërimi i pritshëm i Josep Borrell në krye të diplomacisë së BE-së ka shkaktuar shqetësime në Prishtinë pasi Spanja, shteti nga ai vjen, nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës.

Top Channel