Një 35 vjeçare së bashku me vajzën e saj 10 vjeçare janë mbytur në një gropë uji që shërbente për vaditje në fshatin Alarup të Pogradecit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur aksidentalisht ku teksa Liri Mazelli kishte shkuar të punonte në tokat bujqësore të familjes së bashku me vajzën e saj të mitur, kjo e fundit ka rrëshkitur brenda gropës me ujë. Nëna e 4 vajzave ka tentuar të shpëtojë të bijën por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas banorëve të fshatit gropa shërbente për grumbullimin e ujit, i cili më pas tërhiqej me pompë dhe shërbente për vaditjen e prodhimeve bujqësore ndërsa kjo është një praktikë e gjithë banorëve të fshatit si pasojë e mungesës së skemës vaditëse.

Ka qenë njëra nga vajzat e tjera të viktimës ajo e cila ka zbuluar trupat e pajetë p[asi kishte shkuar ti kërkonte e shqetësuar nga vonesa. Kur ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur vajza ka lajmëruar vjehrrin e viktimës, i cili ka nxjerrë jashtë edhe trupat e pajetë ndërkohë që bashkëshorti i saj ndodhej në emigrim.

Top Channel