Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lëzhë-Shëngjin ku për pasojë ka humbur jetën një 29 vjeçar.

Shtetas me inicialei E.M 19 vjeç banues në Lezhë ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale F.P 29 vjeç banues në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. 29 vjeçari Fatmir Pervataj, po ecte në këmbë kur është përplasur me nga një autovetur dhe për pasojë , gjatë transportimin për në spitalin rajonal të Lezhës ka ndërruar jetë.

Ja njoftimi i plotë i ploicisë:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel