Një tjetër i ftuar special i kësaj puntate të “Shiko kush LUAN” nga Luana Vjollca ishte edhe Dritan Shakohoxha i cili me shumë sportivitet u bë pjesë e lojrave të programit.

Në pjesën e fundit “Ndaje ose haje” e zonja e shtëpisë Luana, u serviri edhe këtë herë torta të ftuarve.

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Shakohoxha, u pyet në lidhje me dy kombëtaret se cila ka më shumë shance të shkojë në Kampionatin Europian, ajo e Kosovës apo Shqipërisë?

Ai tha se Kombëtarja e Kosovës ka 90% më shumë probabilitet por e rëndesishme është që shqiptarët do të shkojnë në Europian, nuk ka rëndësi se cila prej të dyjave ne do të gëzohemi njësoj.

Top Channel