Përkujtohet Mid’hat Frashërit/ Në 70 vjetorin e vdekjes vjen vëllimi i katërt i veprës së tij

03/10/2019 19:25

Në 70 vjetorin e vdekjes së Mid’hat Frashërit botohet edhe vëllimi i katërt i veprës së zgjedhur të tij nga instituti i studimeve historike “Lumo Skëndo”.

Vepra e katërt përmbledh gjithë përshtypjet e udhëtimit në tërë hapësirën etnike shqiptare. Që nga Stambolli, pastaj në Ballkan, Rumani, Shkup, Prishtinë, ku ai takohet me bashkëkombësit e vet dhe ata e zgjedhin edhe si delegat në kongresin e Vlorës. Dhe më në fund në Janinë, kua ia shkoi për ta mbrojtur atë, sepse rënia e Janinës dhe pushtimi nga grekët, ishte humbja e Çamërisë”, ka thënë Uran Butja, historian.

Ai tashmë prehet pranë vëllezërve Frashëri dhe Konicës, nga ku donte ta shkonte Shqipërinë të lirë.

Ka patur shumë debate për kthimin e eshtrave të tij këtu. Ju e konsideroni këtë një akt të rëndësishëm?

E thashë edhe këtu. Është një akt madhor, kombëtar. Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frshërit edhe njëherë vlerësoi veprën e Mid’hat Frashërit, por njëkohësisht hapi edhe rrugën e vlerësimit të figurave të shquara të kombit që janë tretur larg Shqipërisë. Dhe detyra e çdo shteti, por sidomos e shtetit shqiptar është që t’i ktheje dhe nderojë ata, sic nderoi edhe Mid’hat Frashërin, që e vendosi në kodrat e liqenit, përkrah vëllezërve Frashëri”, u shpreh Butja.

Mid’hat Frashëri ndërroi jetë në mënyrë të papritur në hotel Winthrop në New York, më 3 tetor 1949, ku nuk përjashtohet ende një variant I vrasjes së tij nëpërmjet agjentëve të KGB. Por ende vdekja e tij ka dritëhije.

Sa i vërtetë mund të jetë skenari i vrasjes së tij nqa KGB?

‘Unë mendoj që skenari i dytë, i vrasjes së Mid’hat Frashërit që ishte vendosur nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe qeveria shqiptare, që unë e citova, që ai të zhdukej përpara se të binte në kontakt me Vatrën. Ky është varianti më i besuar. Tani ne do të kërkojmë nga qeveria amerikane, që të na zbulojë ekspertizën e vdekjes së tij, që nuk është publikuar deri më sot”, tha Butja.

Në veprën e pestë të Mit’hat Frashërit do të përfshihen përshtypjet e  udhëtarëve të huaj për Shqipërinë, ndërsa në veprën e gjashtë edhe të shtatë do të përfshihen të gjitha letërkëmbimet, e Mit’hat Frashërit.

Top Channel