Komentuesit nëpër rrjete shoqërore kanë qortuar një vajzë e cila ka hyrë brenda kafazit të luanit te kopshti zoologjik i Bronksit, Nju Jork, gjatë kësaj fundjave.

Videoja tregon se si vajza qëndron përpara luanit dhe e tall. Për fatin e mirë të vizitores, midis saj dhe luanit ishte një hendek me ujë dhe kafsha e fuqishme nuk sulmoi.

Drejtuesit e kopshtit zoologjik e konfirmojnë që incidenti ndodhi të shtunën, por nuk mund ta japin emrin e vajzës.

Top Channel