Viti 1991… Një vit plot më trazira në Shqipëri. Sistemi komunist ishte drejt kolapsit. Shoqëria jetonte në mjerim ekonomik. Leku ishte zhvlerësuar dhe në arkën e shtetit ishin vetëm 8 milionë dollarë. Më e rrënuar akoma ishte shoqëria civile.

Papritur në qarqet intelektuale, akademike dhe politike filluan të qarkullojnë zëra për një fondacion të huaj që jep fonde për rimëkëmbejn e vendit.

Xhorxh Soros kishte arritur edhe në Shqipëri.

“Personi i parë që më ka folur për George Soros është një miku im që nuk jeton më, profesor Mihal Luarasi. Në fillim të viteve ’90 ai ishte kthyer në Budapest për të kërkuar fonde përmes fondacionit Soros për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar. Gjë që nuk u bë pastaj”, tregon Përparim Kabo, akademik.

“Fondacioni me fillimet e tij daton që në fund të vitit 1991. Një nga periudhat më të vështira për Shqipërinë, e cila po dilte nga një system shumë i mbyllur. I krahasueshëm sot me Korenë e Veriut”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i ‘Soros’.

Fijet e fondacionit përhapeshin kryesisht në vendet e izoluara, si një mundësi shprese për një shoqëri që kërkonte të zhvillohej.

Por ideja e Soros për shoqëri të hapur, nuk hyri në Shqipëri vetëm me fjalë dhe me libra. Fondacioni solli me vete një lum parash.

“Në vitin e parë të operimit të fondacionit, fondet kanë qenë diku tek 2 milion dollarëshi në vit. Fonde që u fokusuan në atë kohë në arsim, shëndetësi dhe media”,  tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i ‘Soros’.

Një buxhet i tillë për vitet ‘91 – ‘92 në Shqipëri ishte një ëndërr, në një kohë që financat publike ishin në krizë dhe inflacioni kishte arritur majat. Kjo bëri që shumë intelektualë, zyrtarë dhe aktivistë t’i kthenin sytë tek ky fondacion, për të thithur fondet e tij.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel