Një pjesë tjetër e investimit më rëndësi të madhe kanë qenë projektet e financuara në fushën e medias. Interesant është fakti, se një pjesë e medias që sot e sulmojnë filantropin Soros, në fillimet e demokracisë kanë përfituar fonde të mëdha. E tillë është gazeta Rilindja Demokratike.

“Një detaj që pak veta e dinë. Në vitin 1991, para se fondacioni të hynte zyrtarisht në Shqipëri ka sjellë rreth 140 ton letër për printimin e gazetave të opozitës si p.sh Rilindja Demokratike. Gazeta që kishin probleme me printimin dhe shtypjen e tyre duke pas parasysh edhe kohën kur ata ndodheshin”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i ‘Soros’.

Një ngjarje interesante ka ndodhur në fillim të viteve 90 kur Xhorxh Soros shpëtoi gazetën “Koha Jonë” nga falimentimi. “Koha Jone”, si media opozitare, sulmohej shume nga presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Njerëzit e tij i kishin vendosur kësaj gazete, një gjobë prej  gati 170 mijë dollarësh.

Kjo shumë parash i’u dhurua gazetës nga Xhorxh Soros duke e shpëtuar kështu nga falimenti.

Kjo mund të duket një gjë e vogël sot, por për vitin 1991, ishte një kontribut i madh për fjalën e lirë. Një investim i madh që Soros bëri në fushën e medias ishte trajnimi i gazetarëve jashtë vendit dhe financimi për ngritjen e Institutit Shqiptar të Medias.

“U hap qendra e parë e midias në Shqipëri. Që mundësonte trajnimin frekuent të gazetarëve. Dhe 95% e gazetarëve që i shohim sot në treg janë trajnuar në qendrën e medias të hapur nga fondacioni Soros”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros

“Investimet që bëri për ngritjen e shoqërisë civile. Ne kemi pasur shumë pak kuptim edhe teorik edhe praktik. Investimet që bëri për studime jashtë vendit”, tha Përparim Kabo, akademik.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel