Duam fillimisht të shohim se çfarë ka bërë ky fondacion në 28 vitë në Shqipëri. Të bëjmë një pasqyrim të projekteve, parave të shpenzuara dhe përfitimeve prej tyre.

Do t’i referohemi fillimisht disa statistikave të botuara nga vetë fondacioni në vitin 2016.

Fakti i parë që të bie në sy është shuma totale e parave që Soros ka investuar në Shqipëri në këto vite. Ato janë plot 131 milionë dollarë deri në atë vit.

Ja si ka qenë shpërndarja e këtyre fondeve në zëra të veçantë:

49 % e fondve kanë shkuar në arsim. Pra, gati gjysma e 131 milion dollarëve ka shkuar për shkollat.

Me pas kemi 19 %  të fondeve që janë dhënë për reformat institucionale.

16 % Demokratizimi dhe media.

6 %  arti kultura dhe rinia.

4 % romët dhe minoritetet

Dhe 6 % janë projekte të vogla të papërcaktuara.

Investimet në arsim janë një meritë e fondacionit Soros që nuk ia mohojnë edhe kundërshtarët e tij më të fortë. Janë plot 57 milion dollar të investuara në ndërtimin e shkollave, blerjen e librave, përkthimeve, studimeve, trajnimin e mësuesve dhe hartimin e politikave të ndryshme arsimore.

“Ne ndërmorëm projekte për zhvillimin e arsimit dhe u rindërtuan rreth 270 shkolla, kopshte dhe çerdhe. Paralel u trajnuan mësuesit me kurrikulat e reja të cilat përdoren edhe sot. Rreth 70% e nënësve në Shqipëri kanë kaluar në këto shkolla të reja të ndërtuara nga program i arsimit”, tha Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i ‘Soros’.

Lexoni këtu të gjitha lajmet për Top Story

Top Channel