Shumë qytetarë të Tiranës detyrohen të zgjohen me zhurmën e presionit të ujit të lavazhit që kanë ngjitur.

Ndotja akustike në Tiranës është tepër e lartë. Në çdo rrugicë të kryeqytetit gjen biznese të cilat shkaktojnë zhurma të mëdha. Kjo është një gomisteri që ndodhet fare pranë ministrisë së jashtme.

Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe kjo pamje do shoqërojë çdo zyrtar dhe ministër I jashtëm që do vizitojë Shqipërinë. Aktivitete të tilla në qytet, si lavazhet e makinave, gomisteritë apo dhe mobileritë shumë herë janë ngritur si biznese ngjitur me qendrat e banimit licensohen për lejen e mjedisit nga Ministria e Mjedisit.

Kjo fundit duhet të kujdeset që këto subjekte të mos shkaktojnë zhurma shqetësuese për banorët e zonës. Por në fakt ky proces nuk realizohet dhe as nuk kontrollohet. Pavarësisht kësaj bizneset zhurmuese si pikat e skrapit, lavazhet dhe mobileritë i gjen në qendër të Tiranës, apo në mes të blloku pallatesh.

“Bashkia e Tiranës ka kërkuar që procesin e lejeve por edhe të kontrollit ta bëjë vetë ajo duke patur mundësi shumë më të mëdha se sa inspektoriatet e ministrisë së mjedisit që kanë lejuar gjendjen aktuale jo vetëm në tiranë, por pothuajse në të gjitha qytetet e vendit”, shprehen qytetarët.

Top Channel