Shfaqet premiera e “Maleficent 2″/ “Mistress of evil” del nëpër kinema më 18 tetor

01/10/2019 11:24

Angelina Jolie shkëlqeu në premierën e filmit të saj të fundit, “Maleficent: Mistress of Evil“. Më herët, aktorja kishte shpejguar për gazetarët përse beson se personazhi I saj, ka jehonë mjaft të madhe tek publiku.

“Mendoj se ajo i qëndron besnike vetes, dhe kam përshtypjen se shumë njerëz nuk e bëjnë këtë gjatë gjithë jetës së tyre, nuk i qëndrojnë vetes besnikë deri në fund. Ata mendojnë, “mbase duhet të përpiqem të ndryshoj pak“. Vonë e kuptojnë, sidomos kur arrijnë një moshë të caktuar, se duhet thjesht të jenë vetvetja”, tha ajo.

Filmi i parë “ Maleficient“ pati një sukses të madh dhe shpresat janë që edhe pjesa e dytë e tij, të ndjekë të njëjtën rrugë. Producentët shpjegojnë se këtë radhë, po shkohet në një drejtim tjetër. Çdo gjë është e re, shprehen ata.

“Ky është një film krejt i ndryshëm nga i pari. Është gati si një shpërthim. Unë vij nga filma të errët si ‘Batman’ dhe ‘Superman.’ Dhe desha vërtet të tregoj dicka duke e bërë këtë film më të shndritshëm”, tha regjisori.

Disney shpreson që “Maleficent: Mistress of Evil,” t`i magjepsë adhuruesit e filmit kur të dalë në kinema në 18 tetor.

Top Channel