Logoja e 75 vjetorit të Çlirimit/ Simboli i krahut të shqiponjës dhe numri 75 nën ngjyrat kuqezi

01/10/2019 00:01

Darling Dardha është fituesi i konkursit për përzgjedhjen e logos fituese që do të shoqërojë festimet e 75 vjetorit të çlirimit. Kjo logo përbëhet nga simboli i krahut të shqiponjës dhe numri 75, e gjitha nën ngjyrat komëbtare kuq e zi.

“Idea është bashkimi i dy simbolikave, siç është eventi i 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, gjithashtu dhe ai komëbtar nëpërmjet ngjyrave dhe krahut të shqiponjës”- tha Darling Dardha.

Logoja u bë publike nga zv kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e kulturës Elva Margariti, të cilët po ashtu përmendën rreth 20 aktivitete që do të zhvillohen në dy muaj për të sjellë në vëmendje atë që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa Dardha e pa këtë si një mundësi të mirë për të shprehur krijimin e tij.

“Duke qenë se është edhe një mundësi e mirë për të shprehur mendimin tënd, me anë të këtij eventi më erdhi një ide, dhe thashë të aplikoj”- tha Darling Dardha.

Ky ishte edhe një aktivtitet për të afruar më shumë të rinjtë, të cilët sipas zv kryeministrit duhet të dijnë që ky vend ka zgjehdur anën e mirë të historisë. Pavaerësisht vuajtjeve, të cilat Darlig Dardha ka zgjedhur ti japë me simboliknë e një fonti të veçantë për numrin 75.

“Duke qenë se shihte edhe 75 vjetorit dhe vuajtja, në të cilën ka kaluar vendi ynë, ky lloj fonti e shpreh më mirë”- tha Darling Dardha.

Top Channel