Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 32ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë. Në 3 ditët e ardhshme pritet edhe një herë një rënie temperaturash.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të keni një rritje ku do të variojnë variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 29ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
1/1
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Top Channel