Punimet e artizanëve përmes zejeve, si edhe melodia popullore me këngë edhe vallë jugu kanë qenë në fokus të aktivitetit “Zeje dhe Folk’, aktivitet i zhvilluar në vigjilje te Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Një ndërthurje e veçantë midis polifonisë dhe zejtarisë, e cila shërbente për ruajtjen e traditës kulturore vlonjate si dhe për trashëgimin e saj brez pas brezi.

Frymëzimin për krijimin e punimeve të tyre zejtarët edhe artizanët e gjejnë tek tradita, motivet e lashta shqiptare të cilat kanë në thelb ndjenjën e patriotizmit.

Punimet që artizanët krijojnë janë kryesisht prej guri, druri, qeramike si edhe punimet e sixhadeve, qilimave me motive kombëtare, për të cilat punojnë për ditë të tëra, e me pas ka raste që nuk arrijnë t’i shesin.

“Zeje dhe Folk ” vjen për të disatin vit radhazi në qytetin e Vlorës, një aktivitet i cili në thelb të tij ka punimet artizanale përmes zejeve.

Top Channel