Debutimi i Mario Balotellit nuk i solli fat Brescias që edhe pse kryesoi për disa minuta në fund u largua pa pikë nga fusha e saj pasi Juventusi triumfoi me përmbysje me shifrat 1-2 brenda në Rigamonti.

Golit të shpejtë të Alfredo Donnarummas pas vetëm 4 minutash lojë, Juventusi iu kundërpërgjigj me autogolin e Chanhellor në minutën e 40-të.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos për t’i dhënë tre pikët Juventusit këtë herë mendoi mesfushori boshnjak Miralem Pjanic që me një goditje të bukur nga limitet e zonës në minutën e 63-të i dha fitoren bardhezinjëve.

Brescia nuk u dorëzua dhe kërkoi golin e barazimit deri në fund por nuk arriti të finalizonte aksionet e saja sulmuese.

Paraqitje pozitive për Mario Balotellin që edhe pse nuk shënoi ishte një nga lojtarët më aktivë në fushë për vendasit. Me këtë sukses Juventusi parakaloi përkohësisht Interin dhe u ngjit në krye të klasifikimit të Serie A në kuotën e 13 pikëve.

Top Channel