Juventus kalon jo pa vështirësi pengesën Brescia në javën e pestë të kampionatit italian.

Kampionët e Italisë që ishin pa Cristiano Ronaldo fituan me përmbysje këtë përballje ndaj Brescias në fushën e kësaj të fundit  ku u aktivizua edhe Mario Balotelli.

2-1 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje me Juventusin që mori 3 pikët e radhës. Ishte skuadra vendase që mori avantazhin në këtë sfidë me bardhezinjtë që në minutën e 4 me Donnarumma, por Zonja e Vjetër reagoi.

Një autogol i Chancellor i jep mundësinë Juventusit të barazojë rezultatin në 1-1, ndërsa në pjesën e dytë Pjanic shënoi golin e fitores në 2-1 për Juventusin që ngjitet në kuotën  e 13 pikëve. Këto ndeshje të Ligës Spanjolle dhe kampionatit italian u transmetuan në platformën Digitalb.

Top Channel