Kjo mesjavë ka sjellë ndeshjet e kampionateve kryesore të Europës ku edhe sot spikasin disa takime shumë interesante.

Në Seria A në orën 19:00 do të luhet përballja Roma-Atalanta e cila do jepet live në Supersport. Të dy ekipet synojnë fitoren. Roma ndodhet në vendin e 4, ku në 4 ndeshje ka grumbulluar 8 pikë me 2 fitore dhe 2 barazime.

Atalanta nga ana tjetër ndodhet në vendin e 6 me 7 pikë, ku në 4 ndeshja ka grumbulluar 7 pikë me 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Po në Seria A sonte luhet përballja Inter-Lazio. Ekipi i drejtuar nga Conte kërkon fitoren që të rimarrë vendin e parë, por që përballë ka Lazion që po kalon një formë të mirë.

Inter ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë ku në 4 ndeshje ka 4 fitore, ndërsa Lazio ndodhet në vendin e 5 me 7 pikë, ku në 4 ndeshje ka 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Një tjetër ndeshje interesante është edhe Real Madrid-Osasuna. Në 5 ndeshje të luajtura Osasuan nuk ka asnjë humbje, ndodhet në vendin e 10 me 7 pikë, me 1 fitore dhe 4 barazime. Kujtojmë që Osasuna ndali edhe Barcelonën në barazim 2-2.

Nga ana tjetër, Real Madrid i cili luan para tifozëve të tij dhe me një numër të madh mungesash kërkon fitoren që të shkëputet 4 pikë nga Barcelona.

Në foton e mëposhtme do të gjeni të gjitha ndeshjet që do të luhen sot në kmapionatet kryesore të Europës.

Top Channel