Placido Domingo largohet nga Opera Metropolitane e Nju Jorkut, ku duhet të vinte në skenë Makbethin e Xhuzepe Verdit. Sipas Associated Press, tenori është tërhequr po ashtu edhe nga të gjitha performancat e ardhshme në operan metropolitane. Vendimi është i lidhur padyshim me akuzat për molesti seksuale të bërë në adresë të tij. Të hënën, Domingo mori pjesë në provat për Makbethin, por pak orë më pas, bëri një hap prapa duke njoftuar tërheqjen.

Një vendim i marrë në marrëveshje të plotë – thuhej në njoftimin e dhënë të martën nga opera metropolitane, që ka ardhur pas shumë presioneve për të anuluar daljet në skenë të tenorit.

“Kam debutuar ën operan metropolitane në moshën 27 vjecare dhe kam vazhduar të këndoj në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vite të lavdishme. Por, ndërsa diskutohet në mënyrë kaq të fortë për akuzat e fundit në adresën time,  i shqetësuar edhe nga klima në të cilën njerëzit dënohen pa proces, pas një refleksioni të kujdesshëm, besoj se prania ime në këtë produksion të makbethit, mund të dëmtojë kolegët e mi në skenë dhe pas kuintave”, tha Domingo. “Kam kërkuar të tërhiqem dhe falenderoj operan metropolitane që ka pranuar kërkesën time. Jam i lumtur që në moshën 78 vjecare, kam patur mundësinë të interpretoj këtë rol fantastik në provat gjenerale të makbethit, që e konsideroj edhe performancën time të fundit këtu”.

Top Channel