Aksi rrugor Fushë Krujë-Milot është përmbytur. Siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga Top Channel, rruga është mbushur me ujë si pasojë e shirave.

Situatë më e rënduar paraqitet nga qendra e Fushë Krujës për në drejtim të Milotit.

Niveli i lartë i ujit në rrugë ka shkaktuar problem edhe për qarkullimin e automjeteve.

Top Channel