Ti Raporton në Top Channel/ Reshjet e dendura të shiut, shembet rruga në Kinostudio

24/09/2019 07:58

Kanë dalë në dritë pasojat e para të reshjeve të dendura të shiut që ranë gjatë gjithë natës.

Në Ti Raporton në Top Channel të shumtë janë qytetarët që kanë raportuar për shtëpi të përmbytura në zona të ndryshme të Tiranës.

Një qytetar shkruan se rreth 5 banesa janë përmbytur nga dalja nga shtrati i përroit.

“Ne jemi nje lagje e vogël në Kinostudio. Kemi një përrua afër me shtëpitë dhe ky përrua sa herë ka shira fryhet dhe del nga shtrati dhe përmbyt çdo gjë që i del përpara. Marrim autoritetet në telefon çdo herë dhe kurrë s’kanë bërë asgjë dhe ja ku arritëm ka rënë gjysma e rrugës, ëshë shembur, 5 shtëpi janë përmbytur dhe uji ka lagur banorët natën”- u shpreh qytetari.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel