Një 53 vjeçar është plagosur sot në Kavajë pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në lagjen nr.2, ku shtetasi Rexhep Tare është qëlluar me kallashnikov nga shtetasi me iniciale Fitim Baboçi, 31 vjeç.

I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Fitim Baboçi, 31 vjeç, nga Kavaja  po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

I plagosuri Rexhep Tare është kambist dhe ka një dyqan të vogël pranë tregut të kambistëve në Kavajë, pranë ish-bashkisë së vjetër.

Top Channel